Kate Moss dhe Johnny Depp, përsëri bashkë?
Ajo është një supermodele e njohur e cila ka punuar për vite me radhë për të arritur majat. Gjithnjë ka qenë e aftë të tërhiqte jo vetëm të pranishmit por edhe të gjithë telespektatorët sapo ajo niste të sfilonte në pasarela. Bëhet fjalë për bukuroshen Kate Moss e cila ka arritur të lërë pa fjalë të gjithë mbështetësit dhe udhuruesit e saj me një veprim të kryer së fundmi sëbashku me aktorin Johnny Depp.
Çifti i cili kanë ndarë një romancë 4 -vjeçare duke filluar që nga viti 1994 janë rishfaqur sërish bashkë. Kanë kaluar shumë vite dhe në asnjë vend publik apo eveniment, Kate dhe Jonny nuk janë parë të shoqërohen më së bashku por mesa duket një person shumë i rëndësishëm për ta ka arritur që ta bëjë.
Ky i fundit bëhet me dije se është këngëtari i mirënjohur, Paul McCartney. Legjenda e muzikës, i cili tani është në një moshë të konsiderueshme, gjeti rastin të ftonte supermodelen dhe yllin e shumë filmave në “Queen Eye”, dhe ata pa u menduar gjatë morën pjesë. Në shumë intervista të dhëna, Kate ka shprehur gjithçka që ka ndjerë kur u nda nga Johnny , por interivsta e cila nuk mund të lihet pa përmendur është ajo e vitit 2012, ku ajo thoshte :"Kam qarë për vite e vite të tëra. Dhe gjithnjë jam lutur dhe dëshiruar që një ditë të kthehem sërish me të. Askush nuk ka ditur të kujdesej për mua. Por ai mësoi se si ta bënte."
Por tani që kanë kaluar shumë vite, Kate ka vendosur që të rinisë sërish jetën e saj. Momentalisht supermodelja me famë botërore është martuar me rocerin e grupit “The Kills”, Jamie Hince.