Kelly Brook, në formën e saj më sportive

Ajo është një aktore e njohur por  famën e saj më të madhe e ka fituar si modele.Së fundmi ajo ka përfunduar një fotoset për kalendarin e vitit 2014  ku shfaqej tërësisht joshëse. Kelly përveçse ka pozuar me bikini, ka reklamuar dhe disa bizhuteri që mbante. Por ajo është fotografuar edhe në Los Angelos duke u kthyer nga stërvitja.Pas ndarjes nga ish i dashuri i saj, Danny Cipriani, aktorja ka nisur një stërvitje të rreptë. Është bërë me dije se ajo ka punësuar një trajner personal dhe është zhvendosur në Los Angelos. E veshur me streçe dhe bluzë të ngushtë sportive të zezë , Kelly u pa të ecte në rrugët e qytetit më të preferuar të yjeve. Ato të cilat menjëhrë të tërhiqnin vëmendjen ishin atletet e saj Adidas.Pavarësisht se ajo nuk e ka thënë me zë të lartë, është bërë me dije arsyeja e shpënguljes. Pas ndarjes së dhimbshme të saj, Kelly është duke u përpjekur që pjesën më të madhe të kohës ta shfrytëzojë për punë. Aktorja është duke shpresuar që qëndresa e saj në këtë qytet të tërheqë më shumë agjentët e modës për të t`i krijuar mundësi të reja pune.Kelly u nda nga Danny fillimin e këtij viti për shkak se ky i fundit nuk i qëndroi besnik asaj në lidhje. Por ende nuk është zbuluar se cila ishte femra e cila u bë shkak për përfundimin e kësaj romance.