Më mungon zgjimi pranë saj

Kim Kardashian: Më mungon zgjimi pranë sajKhloe Kardashian ka postuar foton e tretë të vajzës së motrës së saj Kim dhe rapperit kanye West. Bukuroshja ka postuar foton ku shfaqet dora e vogël e North West, duke nënkuptuar gjithashtu se është shumë e lumtur me rolin e saj si teze. Por nuk mund të harrojmë dhe dy fotografitë paraardhëse të së voglës. Të parën e publikoi gjyshja e saj, Kris Jenner, në emisionin që drejton së bashku me babain e saj. Ndërsa fotografinë e dytë e postoi në Instagram nëna e saj Kim, gjatë kohës që ishte duke marrë pjesë në evenimentin “Paris Fashion Wek” , mbi të cilën gjendej një mbishkrim ku thuhej: “Më mungon zgjimi pranë saj”.Cher Lloyd, ndryshon buzëqeshjenIsh ylli i X-Factor, Cher Lloyd, është fotografuar në New York me një look i cili të lë pafjalë. Fillimisht ajo u prezantua në sytë e publikut thjeshtë si një vajzë e vogël dhe e talentuar. Por duke dashur të vazhdojë të bëj bujë në tregun muzikor, Cher ka qenë e vetëdijshme se kishte nevojë për më shumë ndryshime, duke nisur që nga buzëqeshja e saj. Jo shumë kohë më parë ajo rregulloi disa difekte në pjesën e gojës, duke bërë shumë revista ta krahasonin buzëqeshjen e saj me atë të yjeve Hollywoodiane.Tamara Ecclestone, ekspozon trupin gjatë shtatëzanisë Bukuroshja e njohur, Tamara Ecclestone, ka treguar format e saj trupore pasi ka bërë publik lajmin e shtatëzanisë. Tamara u fotografua e veshur me një fustan të shkurtër të zi, përkrahë bashkëshortit të saj me të cilin vetëm një muaj pas njohjes morën vendimin për të lidhur jetët me martesë.Hilary Duff: Roli i nënës është parësor për muaAktorja dhe këngëtarja, Hilary Duff, është fotografuar gjatë ditës së djeshme e veshur me një bluzë me vija, pantallona të ngushta të zeza pas trupit dhe një çantë ngjyrë portokalli, duke shkuar për të drekuar së bashku me djalin e saj Luca dhe bashkëshortin Mike Comrie. Ja vlen të theksohet se Hilary e cila është një aktore që nuk ka rënë asnjëherë pre e skandaleve publike, që në momentin që është bërë nënë i është përkushtuar plotësisht djalit të saj të vogël. Siç dhe ajo ka theksuar në intervista të shumta, roli i nënës është parësor për të.