Zhgënjehet Christina Milian
Christina Milian, largohet e zhgënjyer nga “Dancing With The Stars”
Këngëtarja e njohur, Christina Milian, ka lënë skenën dhe pjesëmarrjen në konkursin e kërcimit të yjeve “Dancing With The Stars” tërësisht e zhgënjyer. Pavarësisht se ajo bëri një performancë të shkëlqyer për të cilën ishte përpjekur dhe ishte praktikuar për javë të tëra, përsëri anëtarët e jurisë nuk i dhanë vlerësimin e merituar. Edhe pse gjatë gjithë kohës përpiqej të qëndronte e buzëqeshur, pasi eleminua u vu re qartë zhgënjimi në sytë e saj. Krahas moshës së re, Christina ka dhe një vajzë 4 vjeçare nga martesa e dikurshme me producentin e njohur The Dream, të cilës i dedikon pjesën më të madhe të kohës së saj.12-a, numri i fatit për Cara Delevingne
Londinezja bukuroshe dhe njëkohësisht mikja e ngushtë e Rita Orës, Cara Delevingne, sapo ka përfunduar sfilatën e saj për markën e njohur “Dona Karan New York”. U vu re se poshtë krahut të saj gjendej numri romak 12. Sipas saj ky është numri i saj i fatit. E veshur me një fustan portokalli, Cara dukej rrëzëllitëse në pasarelë.Shumë probleme për Tulisa Contostavlos
Ish anëtarja e grupit N- Dubz, Tulisa Contostavlos, është fotografuar gjatë ditëve të fundit të saj të fundit të pushimeve. Këngëtarja mësohet se është duke u qetësuar në bregdetin e Dubait, pas shumë ngjarjeve të ndodhura në jetën e saj, tek të cilat mund të rendisim arrestimin e saj për shkak të lëndëve narkotike, problemet e ndryshme me ligjin, gërvishtjen e makinës së saj 100.000 dollarëshe e shumë të tjera.Jennifer Ellison: Prioriteti im është vetëm djali
Aktorja e njohur, Jennifer Ellison, sapo ka postuar një fotografi të djalit të saj ku shfaqej duke e mbajtur në krahë. Pasi është komentuar shumë për peshën e saj, dhe kilogramët e fituar gjatë shtatëzanisë, aktorja nisi të bënte të ditur prioritetet e saj për t`i dhënë fund një herë e mirë këtyre paragjykimeve. Jennifer ka sqaruar se prioriteti i saj në jetë ishte vetëm djali, i cili ka ardhur në jetë 12 javë më parë dhe ka nevojë për përkujdesjen dhe vëmendjen e saj maksimale. Rikthimi i formave të saj të dikurshme trupore ishte diçka për të cilën Jennifer nuk shqetësohej shumë.