Tronditëse, lë shtatzënë të dashurën dhe mamanë e saj
Kjo histori ka ndodhur në Britaninë e Madhe dhe është një histori e denje për film. ( Në fakt një film i tillë, “Il laureato”, është xhiruar që në vitin 1967).Një 26-vjeçar është tronditur kur ka marrë vesh që edhe e dashura e tij edhe mamaja e saj ishin të dyja shtatzënë me të. Ngjarja ka ndodhur para pak kohësh, por vetëm këto ditë djali ka marrë vesh që kishte lënë shtatzënë nënë e bijë. Historia është botuar në faqen e The Sun.“Jam 26 vjeç dhe para tetë muajsh kam njohur një vajze 24-vjeçare, me te cilën ndanim miq te përbashkët. Që atëherë jemi frekuentuar shumë shpesh, por që kur më tha që kam mbetur shtatzënë, me ka ikur dëshira ta takoj. Një natë, -vazhdon tregimin djali, desha të shkoja në shtëpinë e saj, ndërsa ajo nuk ishte. Në vend të saj u takova me të ëmën, me të cilën aty për aty lindi një pasion i papërballueshëm. Jam shumë i tronditur nga kjo gjendje sepse nuk di si mund të përballoj të dy fëmijët”, tregon djali.