Kim Kardashian: Unë do të jem mamaja më joshëse

Kim Kardashian: Unë do të jem mamaja më joshëse“Unë do të jem mamaja më joshëse”Kjo ka qenë fjalia e cila është bërë titulli i shumë artikujve që kanë folur për Kim Kardashian. E dashura e rapperit Kanye West ka pohuar në episodin e “Këping Up With Kardashians” se nuk është ndjerë mirë për kilet që ka shtuar gjatë shtatëzanisë. Por i ka rrëfyer dy motrave të saj Kourtney dhe Khloe se sapo të rifitojë format e dikurshme do të bëjë një fotoset tërësisht e zhveshur.Katie Price, publikon autobiografinë e sajYlli i reality showt, Katie Price, ka hedhur në treg një libër të ri. Në këtë libër ajo përshkruan jetën përkrahë ish bashkëshortit Peter Andre. Katie e akuzon se ai shfrytëzoi karrierën e saj për të ndërtuar të tijën. Dhe krahas të gjithave, për nënën e katër fëmijëve mbetej enigmë arsyeja përse ai i dha fund martesës së tyre. Katie e cila ka dhe 3 fëmijë, sapo ka sjellë në jetë djalin e saj Jett Rivera me bashkëshortin, Kieran Hayler.Lea Michelle: Më mungon Cory Monteith Aktorja e Glee, Lea Michelle, ende vazhdon të kujtojë Cory Monteith i cili është ndarë gjatë kësja vere nga jeta. Ajo ka postuar një foto në rrjetin social twitter ku shfaqej me Coryn e kapur përdore. Një burim ka shtuar se asaj vazhdon t`i mungojë aktori kanadez dhe  gjatë gjithë kohës flet për të. Çifti kishin planifikuar të shpërnguleshin për të bashkëjetuar në një rezidencë, por muajin korrik ai u gjend i vdekur në dhomën e një hoteli, si pasojë e mbidozës së lëndëve narkotike.Rihanna vizitë në kopshtin zoologjikRihanna ka vizituar kafshët e Afrikës së Jugut dhe ka ndarë disa foto me to. Këngëtarja e cila ka ndryshuar stilin e flokëve dhe sapo ka përfunduar me një tatuazh në dorën e saj të djathtë, dukej se po kënaqej gjatë qëndrimit me kafshët dhe jo vetëm. Ajo gjithashtu ka shkrepur foto duke përqafuar dhe duke i mbajtur në krahë disa prej tyre.