Katherine Jackson: Elizabeth Taylor më rrëmbeu tim bir!
Bëmat dhe të fshehtat e familjes Jackson duket se nuk kanë të sosur, pasi këtë herë është bërë me dije një lajm i cili ka arritur zbulojë shumë të pathëna të tyre. Në një deklaratë për mediat amerikane, një burim i sigurt dhe i afërt me familjen ka zbuluar marrëdhënien jo të mirë midis Elizabeth Taylor dhe nënës së Michael, Katherine Jackson.
Për më shumë se 3 dekada, mbreti i popit ka ndarë me Elizabeth një miqësi të fortë, por dukej së Katherin ndjente xhelozi për femrën e cila i qëndronte në çdo moment pranë djalit të saj. Në vitin 1991 pasi Elizabeth u martua me bashkëshortin e saj të shtatë në fermën Neverland të familjes Jackson, burimi ka shtuar se Katherin kishte refuzuar të ulej edhe në të njëjtën karrige ku Elizabeth ishte ulur më pare. Ajo kishte thënë: "Unë nuk do të ulem në të njëjtën karrige ku është ulur ajo. Ajo ka larguar tim bir nga unë."
Një tjetër arsye e xhelozisë së theksuar të nënës së krijuesit të hitit "You Are Not Alone", ishte dhe një veprim i Michael që shkaktoi shumë pakënaqësi në fillim. Pas lindjes së dy fëmijëve të tij biologjik, Prince dhe Paris, e cila vetëm pak muaj më parë tentoi të vetvritej, mbreti i popit mori vendimin që kumbara e fëmijëve të mos ishte Katherine por Elizabeth.
Në vitin 1997 kur ajo festoi ditëlindjen e saj të 65-të, Michael gjeti rastin t`i bënte një surprizë të vecantë. Ai i dedikoi një këngë që titullohej `Elizabeth, I Love You`. Në këtë këngë shumë të veçantë dhe të ndjerë njëkohësisht, këngëtari i shprehte me fjalë të ndryshme dashurinë e madhe që ndjente për të.
Të tilla veprime e shumë të tjera të ngjashme me këto ishin ato të cilat çdo ditë e më shumë i afronin dy miqtë e ngushtë me njëri tjetrin. Por në 2009 kur Michael u nda përgjithmonë nga jeta nuk mund të harrohej lehtë një status i Elizabeth të cilin e kishte postuar në rrjetin social twitter ku ajo kishte shkruar :" Zemra ime…. është thyer. E doja Michael me gjithë shpirt dhe nuk e di se si do të jetoj pa të. Askush nuk ka arritur ta kuptojë se sa shumë që e kam dashur dhe më ka dashur. Ai do të më mungojë shumë."