Madonna dëbohet nga kinemaja për sjellje të pahijshme

Madonna u dëbua nga rrjeti i kinemave “Alamo Drafthouse”, pasi kishte shqetësuar gjithë sallën.Mbretëresha e Popit po ndiqte në kinema filmin “12 years a slave”, filmi i fundit i Steve McQueen, ku debutojnë Chiwetel Ejiofor dhe Michael Fassbender.Kërkesës së punonjësit të kinemasë për të mbajtur qetësi, Madonna i është përgjigjur me fjalët “Jam duke punuar.... Skllav!”.Sjellja e Madonës ka acaruar drejtorin e sallës Tim League, i cili ka vendosur të mos e pranojë në rrjetin e kinemave deri sa ajo të kërkojë falje publike.