Nadine Coyle: Ky është babai i fëmijës sim

Ajo është një këngëtare e njohur dhe dalluar shpesh për lookun e saj. Por pak kohë më parë ajo arriti të shokonte të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj në Instagram me një lajm të papritur.Një fotografi e postuar dhe një mbishkrim ku thuhej:" Unë do të bëhem nënë", mjaftoi për të shtuar kuriozitetin e shumë mediave të cilat nisën ta ftonin nëpër intervista të ndryshme. Fillimisht ajo u përpoq të mos jepte shumë hollësi lidhur me fëmijën por më pas nisi të tregonte veshjet e markave më të shtrenjta dhe kushtet që ishte duke i krijuar.Por pyetja të cilën të gjithë ja bënin vetes ishte se kush mund të jetë babai i fëmijës… Dhe më në fund Nadine e ka zbuluar. Në një intervistë ekskluzive për revistën e famshme "Hello", këngëtarja ka zbuluar se babai i foshnjës që pritet të vijë së shpejti në jetë është futbollisti amerikan, Jason Bell.Jason nuk është një personazh i panjohur në sytë e publikut. Ai dhe 28-vjeçarja kanë qenë të fejuar më parë në vitin 2010 pas një lidhje 2-vjeçare. Por në 2011 ata i dhanë fund angazhimit të tyre duke shpjeguar se janë ndarë por që kishin mbetur miq të mirë.Në këtë intervistë Nadine ka shtuar :"Unë kam dhënë çdo detaj lidhur me këtë shtatëzani por me pas u kujtova se nuk kisha zbuluar cili ishte babai i fëmijës. Unë dhe Jason jemi sërish bashkë, dhe këtë herë duke pritur fëmijën tonë të parë. " Më pas këngëtarja rrëfeu :"Shumica e vajzave e kanë dëshiruar ardhjen në botë të një fëmije për një kohë të gjatë por unë nuk kam qenë aq entuziaste. Dhe lajmi se do të bëhem nënë ishte tërësisht i papritur."Ndërsa futbollisti ka thënë :"Nuk jam ndjerë kurrë në jetën time kaq i lumtur sa tani."Çifti gjithashtu ka pozuar për kopertinën e revistës. Në foton e shkrepur ata shfaqen më të bashkuar se kurë. Nadine paraqitet e veshur me një fustan të shkurtër dhe barkun e fryrë përkrahë Jason i cili i ka vënë dorën në bel duke buzëqeshur.