Katy Perry feston ekstravagante me John Mayer!

Këngëtarja Katy Perry dhe John Mayer janë çifti të cilit mediat botërore i kushtojnë herë pas here një vëmendje të veçantë, dhe këtë fundjavë Katy ka vendosur të tërheqë vëmendjen me veshjen e saj, duke e bërë sërish veten kryeqendrën e vëmendjes.Së fundmi çifti i cili kanë qëndruar për disa muaj larg njëri tjetrit, janë fotografuar orët e vona të natës.Fillimisht ai që i dha fund lidhjes ishte 35-vjeçari John për shkak të pavendosmërisë. Siç këngëtari ka shpjeguar nëper intervista të shumta, fakti se do të bëhej pjesë e një lidhje serioze ishte diçka e cila fillimisht e stepi dhe e shtyu të kalonte një hap prapa.Ndërkohë Katy ka rrëfyer se gjatë gjithë atyre muajve ajo e ka vuajtur shumë mungesën e John.Mungesa e tij dhe kontaktet jo të shpeshta me të ishin ato të cilat e shtynë këngëtaren 28 vjeçare të krijonte dhe një këngë të re sic është Roar.Ky i fundit është një klip ku ajo shfaqet tërësisht magjepsëse në ambjentet e xhunglës. Edhe pse është publikuar vetëm një muaj më parë, publiku dhe të gjithë mbështetësit e saj kanë provuar se kjo këngë ka rezultuar e pëlqyer, pasi numëron më shumë se 124 milion klikues.Por gjatë kësaj fundjave, çifti kanë vendosur të festojnë suksesin e këtij klipi dhe të performancës së Katy në `Walking On Air`.Ish bashkëshortja e humoristit të njohur Russell Brand, u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër i cili nxirrte në pah linjat e saj trupore, ndryshe nga i dashuri i saj John që është paraqitur tërësisht sportiv.