Filipine, mbi 90 viktima nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë prej 7.2 ballësh sot tronditi pjesën qëndrore të Filipineve, duke vrarë të paktën 93 persona dhe duke dëmtuar ndërtesat historike.Epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra në thellësi të Ishujve Bohol, pranë ngushticës Cebu, një zonë e njohur turistike. Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.Banorja e ngushticës Cebu, Sian (shon) Maynard i tha Zërit të Amerikës se ajo ishte zgjuar nga tërmeti herët në mëngjes. Ky ishte tërmëti më i fuqishëm që ajo ka përjetuar deri tani.Zonja Maynard tha se disa prej ndërtesave historike të zonës kanë pësuar dëme të mëdha.Fotografitë e publikuara në mediat sociale gjithashtu tregojnë dëmtime të mëdha të dyqaneve dhe të rrugëve të shkaktuara nga tërmeti.Rajoni u trondit nga disa pasgoditje të fuqishme, duke bërë që shumë banorë të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre.Sot është festë kombëtare në Filipine dhe kjo mund të ketë ndikuar në numrin e vogël të viktimave pasi shumë shkolla dhe zyra ishin të mbyllura. Tërmetet janë të zakonshme në Filipine, vend i cili shtrihet përgjatë zonës së Paqësorit të njohur si “Rrethi i Zjarrit”.