Patrullim në Mesdhe për të penguar tragjeditë me klandestinët

Italia dhe Malta kanë kërkuar më tepër ndihma nga shtete e tjera evropiane për të ndihmuar në menaxhimin e shtimit të madh të numrit të emigrantëve që shkojnë me barka në Itali nga vende të Afrikës Nënsahariane, të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme.Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët vlerëson se 32 mijë emigrantë nga Malta kanë shkuar këtë vit në Itali.Italia tha sot se po i shton patrullimet detare në Mesdhe, në përpjekje për të parandaluar përsëritjen aksidenteve me anije që ka shkaktuar mbytjen e qindra emigratëve gjatë ditëve të fundit.Kryeministri Italian Enrico Letta tha se operacioni është i nevojshëm, pasi deti Mesdhe është shndërruar në një varrezë.Dje Malta i bëri thirrje Bashkimit Evropian të zhvillojë një strategji të qartë për trajtimin e çështjes së emigrantëve. Refugjatë sirianë që mundën t’i mbijetonin aksidentit me anije në brigjet e Maltës thanë se në drejtim të tyre kishin qëlluar me armë forcat milicore, ndërsa ata kishin filluar udhëtimin e tyre të rrezikshëm nga Libia.Kryeministri i Maltës Joseph Muscat, bëri një vizitë të paparalajmëruar dje në Tripoli, për të diskutuar mbi çështjen e refugjatëve me kryeministrin libian, Ali Zidan.Shumë afrikanë shkojnë me makina për në Libi, ku ata pagojnë kontrabandistët për të shkuar me anije në brigjet më të afërta evropiane, si Lampeduaza i Italisë, ose në Maltë.