Cikloni godet Indinë

Rreth 400 mijë persona janë evakuuar në Indi prej ciklonit Phailin, që ka goditur tashmë Gjirin e Bengalit e po lëviz drejt Bregut Lindor.Stuhia, nga sa parashikojnë ekspertët vendas, do të sjellë erëra që kapercejne 220 kilometrat në orë.Por ne Qendren e Paralajmerimit te Tajfuneve ne Haëai, pretendohet se shpejtesia e tyre do te jete edhe me e madhe, duke mberritur deri ne 269 km ne ore. Ne 1999-ten, nje super-ciklon mbolli shkaterrim e vdekje ne Orissa, duke marre mbi 10.000 jete njerezish. Por kete here, zyrtaret vendas thone se jane me mire te pergatitur.Ne rajonet e rrezikuara bregdetare, autoritet kane mundur te evakuojne shumicen e banoreve, megjithate disa kane refuzuar te largohen. Dyqane, biznese e pika karburanti, te gjitha jane mbyllur. Pjesa derrmuese e atyre qe kembengulin te qendrojne, kane mbledhur rezerva ushqimore, pa sigurine e asaj cfare i pret apo sa mund te zgjase.Ne kryeqendren e Orissan, Bhubaneshëar, aeroporti eshte mbyllur e te gjitha fluturimet jane anulluar.Ushtria eshte ne gjendje gadishmerie ne dy shtete per nderhyrje emergjente e operacione kerkim-shpetimi. Zyrtaret thone se helikopteret dhe ndihmat ne ushqime jane bere gati per t'u derguar ne zonat me te prekura nga stuhia, e cila perveçse eshte teper intensive, mbulon edhe nje zone shume me te gjere se normalja. Cikloni Phailin pritet te jete stuhia me e madhe qe godet rajonin ne gati dy dekada.