Obama pret në Shtëpinë e Bardhë aktivisten Malala

Presidenti amerikan, Barack Obama, priti ne nje takim aktivisten pakistaneze, Malala Yousafzai. Në një deklaratë për media të Shtëpisë së Bardhë, theksohet se presidenti Obama dhe bashkëshortja e tij, Mishelle, e kanë falëndueruar vajzën 16 vjeçare Malala, gjatë takimit të mbrëmshëm, “për punën e saj inspiruese dhe të pasionuar” për arsimin e vajzave në Pakistan.Malala ka thënë se e ka falënderuar presidentin Obama për punën e Amerikës “në mbështetjen e arsimit në Pakistan dhe Afganistan dhe për refugjatët sirianë”, ndërsa ka shprehur, “shqetësime se sulmet me aeroplanë pa ekuipazh po e nxisin terrorizmin”.Më tej ajo ka theksuar se “viktimat e pafajshme po vdesin në këto akte dhe se ato çojnë në zemërim në mesin e popullit të Pakistanit dhe nëse ne i rifokusojmë përpjekjet tona në arsim, kjo do të kishte ndikim të madh”.Malala Yousafzai ishte edhe kandidate për Çmimin Nobel për Paqe, për aktivitetin e saj në fushën e arsimit të vajzave.