Pakistan, dy ushtarë të vrarë nga një sulm vetëvrasës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2013, 22:49
Së paku dy ushtarë të Pakistanit janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në rajonin e trazuar fisnor afër kufirit me Afganistanin.Zyrtarët pakistanezë thanë se edhe dy ushtarët të tjerë ishin plagosur, kur personi vetvrasës e drejtoi makinën me eksploziv në konvojin ushtarak në qytetin Vana, që është më i madhi në territorin fisnor të Vaziristanit Jugor.Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulm.Rajonet në Vaziristanin Jugor dhe Verior konsiderohen se janë bazë e fuqishme e militantëtve të ndërlidhur me talibanët, al-Kaidën dhe me lëvizjet e tjera aleate ekstremiste.