Shkrimtarja Alice Munro fiton “Nobelin” në Letërsi

Shkrimtarja kanadeze Alice Munro ka marrë sot çmimi “Nobel” për Letërsi.Akademia suedeze, ka nderuar me këtë çmim prestigjoz ateë që është cilësuar si mjeshtre e tregimit të shkurtër bashkëkohor.Të nominuar për çmimin “Nobel” për Letërsinë ishin gjithëse 195 autorë, nga të cilët 48 për herë të parë, ka njoftuar fondacioni.Gjithsej 12 gra jane vlerësuar me çmimin “Nobel” që nga viti 1901.Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2012 iu dha shkrimtarit kinez Mo Yan për veprën "Melekuq i ndezur" me formulimin “për realizmin haluçinativ që bashkon legjendat folklorike me historinë dhe kohën moderne”. Vlera e çmimit është rreth 1.1 milionë dollarë amerikanë.