Itali, rritet numri i viktimave nga mbytja e anijes

Nga dita në ditë rritet numri i të vdekurve nga mbytja e anijes së refugjatëve pranë ishullit italian të Lampedusës , e ndërsa tani ka shkuar në  302. Incidenti ka ndodhur më 3 tetor dhe zhytësit vazhdojnë të kërkojnë trupat.Viktimat janë 210 burra, 83 gra dhe nëntë fëmijë. Mbi 150 njerëz janë shpëtuar në ditën e fatkeqësisë.  Anija thuhet të ketë pasur 500 pasagjerë në bord.Ndërkohë, Komisioni Europian akordoi një ndihmë prej 30 milionë eurosh për Italinë, para që do të përdoren për të asistuar refugjatët e mbërritur së fundmi në vend.Vetëm gjatë nëntë muajve të 2013-s, mbi 30 mijë klandestinë kanë zbarkuar në Itali.Për të përballuar këtë problem serioz, Bashkimi Europian vendosi të krijojë një forcë që do të vendoset në Detin Mesdhe dhe do të asistojë vendet anëtare që do të përballen me këto zbarkime të favorizuara nga gjendja e brishtë politike në shumë vende të Afrikës së Veriut dhe lufta civile në vazhdim në Siri.