Ndërron jetë presidenti i PPE-ve Martens
Ish-kryeministri belg dhe presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Wilfried Martens, ka nderuar jetë në moshen 77-vjeçare.Partia flamande kristiandemokrate ishte ajo që dha lajmin e ndërsa dhe burime nga PPE dhe Parlamenti Evropian konfirmuan lajmin. I lindur në 19 prill të vitit 1936, ai ishte kryeministër i Belgjikës nga viti 1979 deri në 1992, me përjashtim të një periudhe tetëmujore në vitin 1981. Martens ishte një nder themeluesit e PPE në vitin 1976 dha ka shërbyer si presidenti i sa që prej vitit 1990.Nën udhëheqjen e tij ,PPE ka rritur në grupin më të madh politik në Parlamentin Evropian dhe ka ndikuar jashtëzakonisht shumë politikën e BE-së.Në krye të një koalicioni mes socialistëve kristianë dhe liberalëve ai morri pjesë në zhvillimet federale të Belgjikës duke konkretizuar ekzistencën e rajonit Valon dhe atij Flamand në vitin 1980.Së fundmi, ai kishte deklaruar se do të linte përkohësisht funksionet si president i PPE-së për arsye shëndetësore e ndërsa në dorë drejtimin e kësaj pertie në parlamentin europian do ta marrë Joseph Daul ."Në emër të Parlamentit Evropian , unë shpreh keqardhe per Martens Wilfred. Një burrë i madh i Belgjikës , i Evropë dhe një udhëheqës i shquar në Parlamentin Evropian. Ndër arritjet e tij të shquar , Vilfred Martens ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në ribashkimin e kontinentit evropian. Ngushëllimet tona janë me familjen e tij" tha presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz .