Rrihet brutalisht gruaja sudaneze, ishte në makinë jo me burrin e saj
Një video e postuar në internet tregon se si një grua sudaneze rrihet brutalisht sepse “gabimi” i vetëm i saj ishte se ndodhej në makinë me një burrë i cili nuk ishte i saji.
Një veprim i tillë, shoqërimi në çfarëdo ambienti me një mashkull me të cilin nuk ke lidhje përbën një kundravajtje të ndaluar në bazë të ligjit sudanez.
Si rrjedhojë e këtij veprimi, gruaja u detyrua që të gjunjëzohej përpara një turme, ndërsa një person i dha një numër fshikullimesh të caktuara me kamzhik, forma tipike e ndëshkimit për këto kundravajtje.
”Kështu do mësosh mos hipësh në makina përsëri”, dëgjohet duke thënë polici, i cili procedoi me rrahjen publike, ndërsa gruaja, e turpëruar përpiqej të mbulonte fytyrën sa mundej.
Ndërsa gruaja merr ndëshkimin e saj, në sfond të videos shihet qartësisht turma e spektatorëve, që nuk japin asnjë shenjë reagimi përpara këtij “spektakli” të sëmurë.Ndonëse vendndodhja e qartë e personave në këtë video nuk është saktësuar, besohet nga theksi me të cilin flitet se ata janë qytetarë të kryeqytetit sudanez, Khartoum