Dita e falenderimeve, Obama thirrje amerikanëve për unitet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, u ka bërë thirrje amerikanëve që të lënë mënjanë dallimet partiake dhe të bashkohen si komb në Ditën e Falënderimeve.Obama, i sapozgjedhur për mandatin e dytë presidencial, ka thënë në mesazhin e tij javor në radio se “vendi sapo ka dalë nga sezoni i fushatës, i cili ka qenë i pasionuar, i zhurmshëm dhe jetik për demokracinë tonë”.“Derisa zgjedhjet u kanë kërkuar votuesve të zgjedhin, Dita e Falënderimeve ofron shansin për të vënë gjithçka në perspektivë. Dhe, mos harroni se ne jemi dhe do të jemi, para së gjithash, amerikanë”, ka thënë Obama.Ai është rizgjedhur në krye të Shteteve të Bashkuara më 6 nëntor. Amerikanët shënojnë çdo vit Ditën e Falënderimeve në të enjten e katërt të nëntorit.Më herët Obama ka kryer detyrën tradicionale presidenciale, duke falur një gjeldeti.Sëbashku me gruan e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha, Presidenti ka shpërndarë një vakt të ngrohtë për fëmijët dhe të moshuarit në Bankën e Ushqimit në Washington; një tjetër ritual tradicional për të përkujtuar etërit pelegrinë.