Holandë, shkatërrohet rrjeti i kokainës

Policia holandeze ka arrestuar 12 persona në një nga operacionet më të mëdha anti-drogë të zhvilluar në vitet e fundit.Të dyshuarit, nga Shtetet e Bashkuara, Kepi i Gjelbër dhe Holanda, akuzohen për trafik kokaine nga Karaibet përmes aeroportit Schiphol të Amstërdamit.Një zëdhënës i policisë ka deklaruar se grupi kriminal kishte në plan të bënte edhe disa vrasje dhe gjatë operacionit janë sekuestruar edhe sasi armësh.Arrestimet kanë qenë pjesë e një operacioni të shtrirë në mbarë vendin, ku janë përfshirë mbi 200 oficerë policie, saktëson zëdhënësi Robert Van Kapel.Kokaina mendohet se është trafikuar nga korrierë të cilët e gëlltisnin drogën, ose e fshihnin në valixhe të modifikuara, raporton ndërkohë korrespondentja e BBC në Holandë.