Buxheti i BE-së, bisedimet pritet të vijojnë gjatë
Ashtu si ishte parashikuar miratimi i buxhetit europian për periudhën 2014-2020 është i vështirë mes kontradidave të vendeve të bllokut.Udhëheqësit e BE kanë filluar bisedimet e ndërsa shumë prej tyre duke bërë thirrje për shkurtime në përputhje me kursimet që janë bërë në nivel kombëtar. Bisedimet në Bruksel pritet vazhdojnë të premten, ndoshta dhe më gjatë.Vendet që mbështeten ndjeshëm në fondet e dhëna nga BE, përfshi Poloninë dhe fqinjët e saj ish-komunistë, duan që niveli aktual i shpenzimeve të ruhet sa ç'është ose të rritet. Britania e Madhe dhe disa kontribues të tjerë të rëndësishëm thonë se duhen bërë shkurtime. Në rrezik janë 973 miliardë euro. Projekt buxheti i njohur zyrtarisht si Kuadri Financiar Shumë-vjeçar, u hartua nga Presidenti i Këshillit të Europës, Herman van Rompuy, i cili bëri disa shkurtime nga plani origjinal i Komisionit Europian.Franca ka si objektiv shkurtimet në agrikulturë, ndërsa vende të tjera në Europën Qendrore apo Lindore kundërshtojnë shkurtimet e shpenzimeve në kohezion, që nënkupton paratë e BE-së në ndihmë të përmirësimit të infrastrukturës së rajoneve të varfra.Ato përbëjnë pikat më të rëndësishme të buxhetit. Plani i Van Rompuy parashikon 309,5 miliardë euro për kohezionin dhe 364,5 miliardë euro për agrikulturën. Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se një tjetër samit mund të jetë i nevojshëm në fillim të vitit të ardhshëm, nëse nuk ka marrëveshje gjatë këtij viti. Në një fjalim në Parlamentin Evropian të mërkurën, presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso u ankua pasi sipas tij askush nuk kishte diskutuar në cilësinë e investimeve.Ndërkohë Kryeministri btitanik David Cameron, ka paralajmëruar se ai mund të përdorë veton e tij në qoftë se vendet e tjera të BE-së bëjnë thirrje për çdo rritje të shpenzimeve në BE. Holanda dhe Suedia mbështesin thirrjen e tij për një ngrirje në shpenzimet.Dështimi për të rënë dakord do të thotë kodrina mbi buxhetin e 2013 dhe 2014, duke e vënë në rrezik disa projkete afat-gjata. Buxheti i BE-së është një fraksion i vogël i asaj që qeveritë e 27 vendeve anëtare shpenzojnë në total.