Jordanezët protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburanteve

Protestat për rritjen e çmimit të karburantit kanë vazhduar për të tetën ditë me radhë në Jordani.Raportet thonë se protestat janë mbajtur në disa qytete, përfshirë edhe Amanin.Kryeqyteti i Jordanisë ka qenë vend i dy protestave, ndërsa islamikët dhe aktivistët e majtë  kanë denoncuar vendimin e qeverisë për t’i dhënë fund subvencionimeve të karburanateve dhe kanë kërkuar nga autoritetet lirimin e të gjithë të arrestuarve të javës së kaluar.Në ditët e para të protestave, më shumë se 200 persona janë arrestuar, 70 janë plagosur dhe një person ka vdekur.Trazirat e dhunshme kanë shpërthyer brenda një ore pas vendimit të Amanit për subvencionet, që ka çuar në rritjen prej 33 për qind të çmimit të karburanteve dhe të gazit.