Samaras: Agimi i Artë s’mund të nxirret jashtë, nuk e lejon Kushtetuta

Kryeministri grek Antonis Samaras ka folur për nisma dhe veprime konkrete që çojnë në kufizimin e dhunës kriminale, por ka preferuar të bazohet në Kushtetutë për çdo deklaratë dhe veprim kundër "Agimit të Artë". Në një intervistë për mediat Samaras u shpreh:"Tani do të shkohet në nisma dhe veprime konkrete, me kufizimin e rreptë të dhunës kriminale, sfidave dhe arbitraritetit të neonazistëve. Sigurisht, gjithmonë brenda kufijve të Kushtetutës dhe ligjeve".Kjo deklaratë lë të kuptohet se nuk bëhet fjalë që Partia "Agimi i Artë" të shpallet e jashtëligjshme, për faktin se Kushtetuta greke nuk parashikon shpërbërjen e partive.Samaras tha se qeveria dënon vrasjen e këngëtarit 34-vjeçar me bindje të majta, Pavlos Fissas.Ai shtoi se "policia arrestoi vrasësin dhe bëri hetime në zyrat e "Agimit të Artë", me një shpejtësi dhe efikasitet ndoshta të papreçedentë në vitet e fundit", duke lënë sërish të kuptohet se ky është reagimi i pritshëm për ngjarje të tilla e nuk mund të shkohet më tej.Ndërkaq Ministri i rendit publik dhe mbrojtjes së qytetarit, Nikos Dendias, në një letër drejtuar gjykatës së Lartë bashkë me dosjen hetimore për disa aktivistë të Agimit të Artë theksoi se:"Veprimtaria e Agimit të Artë diskrediton autoritetin e shtetit të së drejtës dhe vë në rrezik rendin publik dhe sigurinë e brendshme të vendit".Sipas Ministrit të rendit në Greqi "Agimi i Artë" ka një aktivitet në vazhdimësi të një organizate kriminale, dhe jo incidente të veçuara. Prandaj dhe Ministri kërkon që gjithë këto raste të inkuadrohen në nenin 187 të kodit penal për krijim organizate kriminale, kështu që ato të trajtohen nga autoritetet si vepra penale dhe të kryhen arrestime të autorëve dhe të nxitësve fizikë."Në këtë mënyrë nuk nxirret jashtë ligji "Agimi i Artë", pasi kjo nuk lejohet nga Kushtetuta, por tani të gjithë do të zvarriten nëpër gjyqe dhe do të frenohet veprimtaria e partisë në fjalë" theksoi Ministri grek.