Tërmet i fuqishëm në Pakistan, 39 viktima

Një tërmet i fuqishëm në Pakistan ka vrarë të paktën 39 persona dhe lënduar shumë të tjerë në krahinën jug-perëndimore të Balochistanit.Zyrtarët për emergjenca në Pakistan janë shqetësuar se numri i atyre që e kanë humbur jetën gjatë dridhjeve të tokës mund të rritet.Shërbimi Gjeologjik amerikan ka thënë se termeti ishte i magnitudës 7.8.Dridhjet gjithashtu e kanë shkatërruar rrjetin e komunikimeve, ndërsa raportohet se ka shumë shtëpi të shkatërruara.Shërbimi pakistanez i Radios Evropa e Lirë raporton se edhe qyteti port i Karachit është prekur nga termeti, ndërsa dridhjet e tokës janë ndjerë deri në kryeqytetin indian, Nju Delhi.