Siri, inspektorët e OKB rikthehen nesër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2013, 11:05
Qeveria e Rusisë ka deklaruar se inspektorët e OKB-së për armët kimike do të rikthehen në Siri ditën e mërkurë.Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov deklaroi se ata do të hetojnë sulmin kimik të muajit të kaluar në disa lagje të Damaskut.Inspektorët ishin përgatitur për këtë proces që kur armët kimike u qëlluan ndaj civilëve në periferitë e kryeqytetit sirian më 21 gusht.Javën e kaluar ata konfirmuan se gazi nervin Sarin ishte përdorur në sulmin në fjalë, që u mori jetën edhe shumë grave e fëmijëve.Dy ditë më parë Rusia u shpreh e gatshme të dërgojë personel të saj ushtarak në Siri, me qëllim që të garantojë shkatërrimin e armëve kimike, marrëveshje për të cilën është rënë dakord më parë.