Forcohet euroja pas fitores së Merkelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2013, 14:05
Monedha euro është forcuar kundrejt dollarit amerikan, pas fitores së Angela Merkelit në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë.Në tregjet ndërkombëtare me 1 euro këmbehet me 1,3542 dollarë, krahasur me kursin prej 1.3527 dollarësh para fundjavës.Koalicioni konservator i kancelares Merkel ka fituar 41.5 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës. Megjithatë, atij i duhet të negociojë për partnerin e koalicionit qeverisës.