Snowden shëtit i maskuar nëpër Rusi
Ish kontraktori i shërbimit të inteligjencës amerikane, Edëard Snowden, është duke banuar në një adresë sekrete në Rusi, raporton AFP e cila shkruan se ai nganjëherë del i maskuar, edhe pse rreziku për të vazhdon të jetë i lartë.Edhe një vizitë nga familja e tij ia rrezikon sigurinë e tij, citon avokatin e Snowden, AFP.Ai i ka evituar të gjitha kontaktet me mediat që kur është vendosur në Rusi nga Hong Kongu në muajin qershor, ndërsa avokati i tij, Anatoly Kucharena, është bërë zëdhënësi i tij jo zyrtar.“Unë jam lidhja e tij me botën e jashtme për momentin. Edhe kontakti me prindërit e tij bëhen përmes meje”, ka thënë Kucharena në një intervistë të publikuar në revistën javore, Itogi.“Ai mund të ecë përkrah jush, dhe ju nuk do e njihnit atë”, ka thënë avokati rus duke treguar se Snowden nuk rri tërësisht i izoluar, por ai del i maskuar.Kucharena gjithashtu ka thënë se amerikani është duke mësuar rusishten me shpejtësi.Snowden ka qëndruar më shumë se një muaj në aeroportin e Moskës përpara se të fitonte azil të përkohshëm.30-vjeçari që ka punuar si analist i sigurisë për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë, NSA, kërkohet në SHBA pasi ka zbuluar materiale sekrete të programeve të spiunimit amerikan.