Merr fund pengmarrja në Kenia

Merr fund pengmarrja në Kenia. Ministria e brendshme e Kenias ka deklaruar se forcat e sigurisë tashmë kanë nën “kontroll” qendrën tregtare në kryeqytetin Najrobi. Kjo qendër ishte zaptuar nga personat e armatosur islamistë, të cilët  kanë vrarë të paktën 68 persona.Në një deklaratë në rrjetin Tëitter, mbrëmë vonë, kjo ministri theksoi se zyrtarët besojnë se “të gjitha pengjet” tashmë janë liruar nga qendra Westgate.Militantët e grupit Al-Shabaab, me seli në Somali, të ndërlidhur me Al-Kaidën, e kanë shkatërruar qendrën tregtare ditën e shtunë, dhe kanë masakruar dhjetra persona.Ministrja e jashtme e Kenias, Amaina Mohamed, tha se “dy ose tre amerikanë” dhe një femër nga Britania, mendohet se janë në mesin e sulmuesve.Presidenti amerikan, Barack Obama, këtë sulm e ka vlerësuar si të tmerrshëm.“Për popullin e Kenias: ne qëndrojmë me ju kundër kësaj dhune të tmerrshme, që ka ndodhur. Ne do të ndihmojnë me mbështetje të domosdoshme në fushë të zbatimit të ligjit dhe ne besojmë se Kenia, që ishte shtyllë e stabilitetit në Afrikën Lindore, do të rindërtohet”, tha mbrëmë vonë Barack Obama, në Uashington.