Në botë punojnë 168 milionë fëmijë, 11% poshtë 17 vjeç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2013, 22:45
Sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, janë rreth 168 milionë fëmijë që detyrohen të punojnë në mbarë botën.Sipas këtyre statistikave, 11 për qind e të gjithë fëmijëve që punojnë janë të moshës ndërmjet 5 dhe 17 vjeç.Më se gjysma e tyre punojnë në kushte që rrezikojnë shëndetin ose sigurinë e tyre, thuhet në raport.Po sipas tij, prej vitit 2000 kur ka filluar regjistrimi i këtyre statistikave, detyrimi i fëmijëve për të punuar në mbarë botën është zvogëluar për një të tretën e rasteve.