Banka Botërore, fonde për gratë dhe fëmijët në vendet e varfra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2013, 08:28
Banka Botërore do të shpenzoj 700 milionë dollarë, gjatë dy viteve të ardhshme, për shëndetin e femrave dhe fëmijëve në vendet e varfëra.Presidenti i bankës, Jim Yong Kim, ka deklaruar se ky fond do t’i ndihmoj vendet në zhvillim, që t’i plotësojnë synimet e paraqitura në Zhvillimin e Mileniumit të Kombeve të Bashkuara.Sipas këtyre synimeve, që ishin përcaktuar në vitin 2000, janë vendosur prioritete për reduktimin e varfërisë dhe urisë, përmirësimin e arsimit, shëndësisë dhe të kujdesit mjekësor, në vendet më të varfëra të botës.