NSA, Rouseff sulmon ashpër SHBA: Brazili di të mbrohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2013, 18:54
Presidentja braziliane, Dilma Rouseff, ka sulmuar ashpër SHBA-të të martën derisa ju drejtua të pranishmëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, për shkak të programit amerikan të spiunimit që e ka përfshirë edhe vendin e saj.Argumenti i Washingtonit se spiunimin e Brazilit dhe aleatëve të tjerë e ka bërë që të “mbrojë kombet” nga terroristët është “i papërshtatshëm”, ka thënë Rouseff gjatë fjalimit të saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.“Brazili di ta mbrojë veten”, ka thënë ajo.