Presidenti i Kenias: I dhamë fund pengmarrjes në Najrobi

Presidenti kenian ka thënë se forcat e sigurisë i kanë mundur sulmuesit të cilët patën marrë peng jo pak njerëz në një qendër tregtare në kryeqytetin Najrobi.Uhuru Kenyatta, gjatë një prezantimi televiziv ka thënë se 61 civilë dhe 6 ushtarë janë vrarë pasi personat e armatosur e kanë nën kontroll qendrën tregtare të shtunën. 5 persona të armatosur janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa 11 të dyshuar të tjerë janë arrestuar.Ai ka thënë se tre kate të objektit janë shkatërruar dhe ekziston mundësia që trupa të tjerë të pajetë të kenë mbetur nën rrënoja. Kenyatta i ka shpallur tre ditë zie, duke filluar nga e mërkura.Ai ka thënë se nuk mund të konfirmojë raportet se një grua britanike dhe 2 apo 3 amerikanë të kenë qenë të përfshirë në sulm.Grupi militant somalez, al Shabaab, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin duke thënë se kështu e kanë ndëshkuar Kenian pasi kjo e fundit ka dërguar trupa ushtarake në Somali.Kryengritësit e grupit militant somalez, al Shabaab kanë paralajmëruar të martën se ata do të përcjellnin sulmin që ende po vazhdon në një qendër tregtare të Najrobit më sulme të tjera pasuese, nëse trupat ushtarake keniane nuk tërhiqen nga Somalia.Trupat keniane kanë shkuar në pjesën jugore të Somalisë për të sulmuar dy baza të al Shebaabit para dy vjetësh. Më vonë i janë bashkuar forcave të Unionit Afrikan që kanë dërguar 17 700 trupa në këtë shtet.