Gjermania e vendosur: Kosova kusht për bisedimet Serbi-BE

Zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit deri më 20 dhjetor të këtij viti është kushti i Gjermanisë, që Serbia të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e saj në BE.Mediat serbe raportojnë kjo është bërë e ditur edhe gjatë vizitës që zhvilloi në Beograd Ernst Reichel, i dërguari special i MPJ-së gjermane për Ballkanin, i cili deri para pak kohësh ishte ambasadori gjerman në Prishtinë.Shqetëson fakti që ekzistojnë probleme në garantimin e lirisë së lëvizjes dhe integrimit të plotë të policisë dhe gjyqësorit në sistemin kosovar, tha Reichel, pas bisedimeve dyditëshe në Beograd.Në bisedë joformale me disa gazetarë serbë, ai përsëriti se çështja e Kosovës dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është kushti kryesor. Nga zyrtarët serbë kishte marrë bindje se ata janë të gatshëm të zbatojnë tërë marrëveshjen e Brukselit, por nuk la pa theksuar se për shkak të zbatimit të ngadalshëm të gjendjes në terren (doganierët kosovarë në vendkalimin kufitar në Bërnjak ende udhëtojnë me helikopterë), Serbia rrezikon të futet në cajtnot kohor dhe të përsëriten presionet për shkak të zgjidhjes së problemeve në momentin e fundit.“Nuk është mirë që gjërat të zgjidhen në momentin e fundit, sepse vonesa mund të rrezikojë tërë procesin.Kosova nuk është vetëm parakusht për fillimin e negociatave Serbi-BE, por do të jetë kusht kryesor edhe për përfundimin e këtyre negociatave, sepse Gjermania edhe formalisht në Bundestag ka theksuar se deri në anëtarësimin e Serbisë në BE marrëdhëniet me Kosovën duhet të jenë plotësisht të normalizuara. Çështja se çka do të thotë vërtetë normalizimi do të konkretizohet në periudhën e ardhshme”, sqaroi Reichel.Shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Llajçak tha dje në Beograd se në BE nuk është pranuar me miratim propozimi i Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, që kapitulli i 35-të për Kosovën të hapet në fillim të bisedimeve para anëtarësuese me Serbinë, duke theksuar që çdo propozim duhet të miratohet me konsensus.