Masakra në Kenia, “live” në Twitter
Terroristët somalezë në Nairobi i kanë bërë një koment “live” në Twitter masakrës që shkaktuan dhe që po vazhdon në një qendër tregtare të Nairobit, në Kenia. Pjesëtarët e al-Shababit u tallën me viktimat dhe forcat e rendit që ende po përpiqen të shpëtojnë pengjet.Edhe pse Twitter-i fshiu llogarinë e tyre, shumë profile të tjera “lulëzuan” duke treguar makabritetet në kohën që po ndodhnin.Ekspertët e internetit theksojnë se kjo gjë tregon se terroristët po përshtaten me teknologjitë moderne duke i shfrytëzuar për të përhapur frikën sa më shumë të jetë e mundur.Militantët e al-Shababit përdorën “hashtag”-un Westgate (emri i qendrës tregtare) për të tërhequr sa më shumë lexues të jetë e mundur.“Hakmarrja vazhdon ende. Mirëmëngjes Kenia” ose “Qeveria e Kenias kërkon negociata me muxhahedinët tanë, por negociata nuk do të ketë kurrë” ishin disa nga frazat e shkruara në rrjetin social.Frazat në Twitter që nga hyrja e militantëve somalezë në qendrën tregtare:Sulmi në Westgate është vetëm një pjesë e vogël e asaj që vuajnë muslimanët në Somali nga pushtuesit kenianë.Kur kenianët vrasin muslimanë të pafajshëm në Somali është e tolerueshme, madje kjo gjë lavdërohet; por kur disa nga njerëzit e tyre plagosen, fillojnë e qajnë.Nuk negociojmë me qeverinë keniane sepse ata kanë pushtuar vendin tonë.Kanë kaluar më shumë se 30 orë dhe kenianët janë të trembur si lepujt.