Qeveria britanike, takim urgjent për situatën në Najrobi

Kryeministri britanik, David Cameron ka ndërprerë pushimet dhe është kthyer në Londër për të mbajtur një takim emergjent për pengmarrjen në Najrobi të Kenias.Cameron ishte duke qëndruar me monarkët në shtëpinë private të tyre në Balmoral në Skoci, një ftesë kjo tradicionale që i bëhet familjes së kryeministrit çdo shtator.Komiteti për reagim emergjent i qeverisë britanike, COBRA është takuar për herë të dytë të dielën për shkak të sulmit të militantëve islamik somalez, al Shabaab në një qendër tregtare të kreyqytetit kenian.Në mesin e 68 personave të vrarë tashmë është konfirmuar se ka edhe qytetarë britanik.Përballja mes trupave keniane dhe militantëve islamik po vazhdon në qendrën tregtare, 48 orë pasi ka nisur sulmi.