Hoxhaj paralajmëron tre njohja të reja për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Michael Giffoni, ka paralajmëruar tri njohje të reja për Republikën e Kosovës.“Njohjet do të vijnë nga Amerika Latine, Afrika dhe Azia”, ka thënë Hoxhaj.Sipas tij, kjo dëshmon se proçesi i njohjeve është i pandalshëm dhe ka një gjeografi globale. Ai ka theksuar se gjatë këtij viti ka vizituar me dhjetëra shtete dhe ka takuar me qindra përfaqësues të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën.Hoxhaj ka thënë se në ditët në vijim do të shfrytëzohet edhe mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për të dinamizuar proçesin e njohjeve, përmes takimeve direkte me përfaqësues të këtyre shteteve.Edhe Ambasadori italian Michale Giffoni ka shprehur bindjen se numri i shteteve që do ta njohin Kosovën do të rritet më tej, duke iu referuar progresit që po arrihet në Kosovë, avancimit të proceseve integruese evropiane si dhe dialogut në Bruksel dhe implementimit të marrëveshjes së 19 prillit.Ai ka rishprehur përkrahjen e Italisë për shtetin e pavarur të Kosovës si një faktor stabiliteti për rajonin dhe më gjerë.