Papa lutet për viktimat e sulmit në Pakistan
Papa Françesku është lutur për viktimat e krishterë që u vranë gjatë sulmit me bombë në një kishë në qytetin pakistanez, të Peshaëarit.Papa ka vizituar ishullin italian të Sardinjas ku kërkoi paqe mes të krishterëve dhe myslimanëve."Në Pakistan, për shkak të zgjedhjeve të gabueshme, një vendim i urrejtjes, i luftës ka pasur një sulm në të cilin dhjetëra persona kanë vdekur. Kjo zgjedhje nuk mund të qëndrojë. Nuk i shërben asgjësë. Vetëm rruga e paqes mund të ndërtojë një botë më të mirë”, ka thënë Papa Françesku.Zyrtarët pakistanez kanë thënë se si pasojë e shpërthimit afër kishës në qytetin e Peshaëarit janë vrarë të paktën 81 persona ndërsa 100 të tjerë janë plagosur.Dy persona hodhën veten në erë në Kishën e Shën Xhonit në këtë qytet të dielën, gjatë kohës kur të paktën 600 besimtarë ishin brenda në kishë.Të krishterët përbëjnë 4 % të popullatës së Pakistanit.