Gjermani, Merkel me sytë nga rivalët për krijimin e qeverisë

Partia konservatore e kancelares Angela Merkel ka fituar zgjedhjet e Gjermanisë , por ajo nuk mund të drejtoj e vetme sipas rezultateteve zyrtare. Merkel festoi  "një rezultat super " për një mandat të tretë historik e ndërsa  Kristian demokratët morën rreth 42 % të votave.Por partia e koalicionit me Merkel  nuk kanë mundur të futen në Parlament. Rezultatet treguan se Demokratët e Lirë morën vetëm 4.8 për qind të votave, duke mos kapur minimalen prej 5 për qind për të fituar vende në Parlament.  E kështu mMerkel duket se i ka drejtuar sytë nga Social demokratët për të kërkuar një koalicion të madh.Korespodentët thonë se rezultati i arritur nga Merkel është një miratim i udhëheqjes së saj të qëndrueshme gjatë krizës së Eurozonës.Kancelarja e ka bërë të qartë se ajo është e përgatitur për të punuar me Social Demokratët në një koalicion të madh, siç ajo bashkëpunoi gjatë viteve 2005-09.Por një sinjal pozitiv duket se nuk mund të vij nga Socialdemoktratët.  Udhëheqësi i partisë, Peer Steinbrueck , ishte ministër i financave në koalicionin e mëparshëm ka thënë se ai nuk do të shërbejë në një qeveri të tillë përsëri. Ndërkohë do të duhen disa javë negociatash të vështira.Partitë e tjera që arrijnë në parlament janë ish-komunistët e Partisë së Majtë, që grumbulluan 8,5% dhe Partia e të Gjelbërtve, me 8%."Alternative fur Deutschland", një forcë që avokaton tërheqjen e Gjermanisë nga euro mbeti fare pranë Bundestagut, duke grumbulluar 4,9%.