Shkencëtarët japin alarmin për ngrohjen globale

Shkencëtarët japin alarmin për ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.Sipas shkenctarëve, këto ndryshime klimatike do të nxisin më shumë thatësi dhe përmbytje gjatë këtij shekulli, nëse qeveritë nuk ndërmarrin hapa për të ndaluar emetimin e gazit.Zyrtarët nga 195 qeveri dhe shkencëtarët do të takohen në Stokholm, nga sot deri më datën 26 shtator për të përpiluar një draft raport prej 31 faqesh.Raporti në fjalë do të sqarojë përse ngrohja globale është ngadalësuar në këtë shekull megjithëse ka pasur rritje të emetimit të gazit.