OKB: Të mos zgjerohet dhuna në Irak

Kombet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen që të mos ndërmerren sulme hakmarrëse, pas dy shpërthimeve në një lagje me popullatë shumicë shiite në Bagdad të Irakut, me ku u vranë 73 persona.Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara, Gyorgy Busztin, tha sot se liderët duhet “të ndërmarrin aksion të fuqishëm për të mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës”.Pas dy shpërthimeve të djeshme në lagjen Sadr City të Bagdadit, kanë ndodhur dy shpërthime të tjera të fuqishme, afër një xhamie myslimane sunite në qytetin Samarra, nga të cilat janë vrarë të paktën 18 persona.Shtimi i dhunës sektare në Irak, gjatë muajve të fundit, i ka shtuar shqetësimet për një konflikt të përgjithshëm ndërmjet shumicës shiite dhe pakicës sunite në këtë vend.