Pakistan, shpërthim në një kishë, 50 të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2013, 14:35
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur afër një kishe të krishterë në qytetin Peshavar në Pakistan.Dy persona kanë hedhur veten në erë afër kishës “St. John” në lagjen Kohati Gate, dhe për pasojë 50 persona janë vrarë ndërsa rreth 70 të tjerë janë plagosur.Shumica e të plagosurve raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.Konsiderohet se brenda në kishë, në kohën e shpërthimeve, ishin afro 600 besimtarë të krishterë.Në Pakistan, të krishterët përbëjnë afro 4% të popullatës.Ata në përgjithësi mbajnë një profil të ulët, por megjithatë ndonjëherë sulmohen nga ekstremistët islamikë, të cilët këtë popullatë e konsiderojnë heretike.