Tensione në Greqi, Samaras: Agimi i Artë të shpallet organizatë terroriste
Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, ka thënë se nuk do të lejojë partinë e ekstremit të djathtë “Lindja e Artë” që të minojë demokracinë në vend. Ai ka thënë se qeveria nuk do të lejojë “pasardhësit e nazistëve të helomojnë jetën sociale, të kryejnë krime, të terrorizojnë dhe të minojnë themelet e vendit".Të gjitha partitë politike kanë reaguar ashpër ndaj këtij akti barbar, siç e kanë quajtur dhe në Parlament, ku për herë të parë është diskutuar hapja e një dialogu publik ku propozohet një ndërhyrje legjsilative në dy prej neneve të Kodit Penal, për organizatat kriminale dhe krijimin e grupeve të armatosura, me të cilat pritet të ndalohen aktet e dhunshme të anëtarëve të kësaj partie, sidomos në vitin e fundit.Të mërkurën, policia greke ka bastisur zyrat e partisë Lindja e Artë në Athinë, pasi një mbështetës i saj ka therur për vdekje një person.Lindja e Artë nuk pranon se ka besime neo-naziste, por anëtarë të saj janë akuzuar për kryerjen e qindra sulmeve raciste.Tre ditë më parë, në një prej lagjeve më të varfëra periferike të Athinës, mbi 40 persona të veshur me uniformat e Agimit të Artë sulmuan disa të rinj të partisë komuniste, duke plagosur të paktën nëntë prej tyre.Ndërkohë, në një prej mitingjeve të pasdites në kujtim te 34-vjeçarit të vrarë nga neonazisti grek, një grup militantësh të majtë ka sulmuar kryetarin e partisë së djathtë Grekët e Pavarur, Panos Kamenos, ndërsa policia ka marrë masa të rrepta në gjithë kryeqytetin me frikën e incidenteve të mundshme mids anarkistëve të majtë dhe grupeve të djathta ekstreme.