Greqi, situatë e tensionuar pas vrasjes së simpatizantit të Agimit të Artë

Reagime të fuqishme ka shkaktuar në Greqi vrasja e një 34-vjeçari antifashist nga një ekstremist i djathtë, simpatizant i partisë neonaziste Agimi i Artë.Deri në orët e vona të natës në qytetet më të mëdha të vendit situata ka qenë e tensionuar, nga përleshjet dhe aktet e dhunës në rrugët e Athinës, në lagjen ku u krye vrasja, por edhe në Selanik para zyrave të Agimit të Artë e qytete të tjera.Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e irrituar nga aketet e dhunës së  mbështetësve të Agimit të Artë.Të martën në mesnatë 34-vjeçari Pavlos Fissas, i njohur për veprimtarinë e tij antifashiste nëpërmjet teksteve të këngëve të tij, është qëlluar për vdekje me thikë në lagjen Keratsini të Pireut, në Athinë, nga një neonazist grek.  Agimi i Artë duhet të trajtohet si një "organizate kriminale" tha Evangelos Venizelos  kreu i partisë socialiste PASOK,duke theksuar se  "Agimi i Artë dhunën ka si prioritet të saj".Sipas mediave greke Venizolos dhe kryeministri grek Antonis Samaras, kanë rënë dakord për të përdorur të gjitha kompetencat ligjore në dispozicion për të goditur Agimin e Artë. Por sipas analistëve kjo situatë e polarizuar është e rrezikshme, e ndërsa kanë frikë tek përshkallëzimi i dhunës.Presidenti grek Karolos Papulias ka bërë thirrje për ndërgjegjësim politik. "Duhet vigjilencë institucionale dhe zgjim social për të luftuar një dukuri të neveritshme", theksoi Papulias.  Partia "Agimi i Artë" është aktualisht forca e tretë parlamentare, me 18 vende në parlamentin me 300 deputetë, e votuar nga afro 1 milionë grekë dhe duket se po forcon pozitat e saj për shkak të zemërimit popullor ndaj vështirësive ekonomike.Gazeta "The Guardian" shkruan në këto kushte ekziston një shqetësim serioz, pasi udhëheqja e "Agimit të Artë" mund të humbasë kontrollin mbi përkrahësit e partisë, të cilët e shohin veten si ushtarë në një luftë të armatosur, me qëllim përmbysjen e një sistemi politik që fajësohet për sëmundjet e vendit.