“Grand Theft Auto Five” thyen rekordin e shitjeve

Versioni i fundit i video-lojës “Grand Theft Auto Five” ka arritur të arkëtojë më se 1 miliard dollarë në shitjen globale, për vetëm tri ditë.Ky ritëm i shitjes është më i shpejti se i çfarëdo video-loje tjetër, film ose prodhim tjetër argëtues, ka pretenduar autori i kësaj loje.Instalimi i fundit i video-lojës “Grand Theft Auto Five”, një fenomen kulturor, që ka shkaktuar debat kombëtar për përmbajtjen për të rritur dhe dhunën, ka hasur në pranim të fuqishëm dhe vetëm në ditën e parë është shitur në vlerë prej 800 milionë dollarësh.