Jay Z dhe Beyonce, çifti më i pasur i “showbiz”-it
Revista e famshme "Forbes" ka publikuar listën e çifteve më të pasur të "showbiz"-it. E kush tjetër mund të kryesonte, veç Jay-Z dhe Beyonce, të cilët kanë korrur aq shumë sukses gjatë këtij viti?Këngëtarja e "Single Ladies" dhe reperi që ka në pronësi edhe një kompani muzikore, e kanë rrëmbyer këtë kurorë për herë të dytë, teksa kanë arritur të fitojnë plot 95 milionë dollarë të ardhura përgjatë vitit financiar qershor 2012-qershor 2013. Madje llogaritet se ata kanë mundur të fitojnë 17 milionë më shumë se sezoni i kaluar.Ndërkohë që gëzojnë edhe 15 milionë më tepër sesa Gisele Bundchen dhe bashkëshorti i saj, Tom Brady. Modelja braziliane dhe lojtari i futbollit amerikan, të cilët renditen të dytët, kanë bërë një pasuri prej 80 milionë dollarësh gjatë 2013-s. Vetëm në vend të tretë janë aktorët Angelina Jolie dhe Brad Pitt, të cilët edhe pse nuk kanë ndonjë biznes të vetin, kanë mundur të përfitojnë 50 milionë dollarë.