Lidhje e re për Miley Cyrus
Tashmë është një lajm i konfirmuar dhe fejesa mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ka përfunduar. Pas ndarjes me të fejuarin, Miley ka vendosur të mos qëndrojë në heshtje për shumë kohë.
Ndarja e çiftit po përflitet së shumti ditët e fundit në shtypin rozë, për faktin se Liam duket të ketë nisur një tjetër histori, çka bëri që mes çiftit të përfundonte gjithçka. Aktori 23 vjeçar është fotografuar teksa kalon kohë në qendra tregtare me aktoren meksikane Eliza Gonzales, por nga ana tjetër me sa duket edhe Miley nuk ka preferuar të qëndrojë e qetë.
Revista ‘Star magazine” ka publikuar disa foto të këngëtares 21 vjecare, e cila së fundi ka pozuar krah producentit të saj. Fotot duket të jenë disi komprometuese, pasi Miley qëndron shumë pranë producentit të saj, me njerën dorë të futur në xhepin e pantallonave të tij, ndërsa ai e mban të përqafuar me njërin krah.
24 vjeçari është producenti i cili po kujdeset për albumin e ri të Cyrus. Veç lidhjes profesionale, shtypi britanik shkruan se ndoshta çiftin e lidh diçka më shumë: ndoshta një histori romantike po shfaqet në horizont.