Trajtoi padenjësisht trupin e pajetë të Whitney Houston
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2013, 12:10
Një polic në Beverly Hill është akuzuar për trajtim të padenjë të trupit të zhveshur dhe të pa jetë të këngëtares së ndjerë, Whitney Houston në momentin e vdekjes së saj.
Polici i cili akuzohet ishte në vendngjarje kur u gjet trupi i pajetë i këngëtares.
Siç dihet, Houston është gjetur në vaskën e hotelit, e zhveshur dhe kjo ka shkaktuar reagimin ndoshta spontan, por aspak të denjë të policit, i cili sipas dëshmisë së një tjetër polici është shprehur në mënyrë fare të papërshtatshme.
"O zot, është akoma e mirë" mësohet te ketë thënë polici në momentin e zbulimit të trupit të saj.
Siç dihet Whitney Houston u nda nga jeta më 11 shkurt 2012 në Beverly Hilton Hotel në Los Angeles.