Francë-Lituani, finalja e Eurobasket 2013

Franca është finalisti i dytë i kampionatit Evropiane në Basketboll që po mbahet në Slloveni, pasi mundi Spanjën me rezultat 75-72, në një ndeshje dramatike. Fituesi i përcaktua fal shtesës pasi koha e rregullt përfundoi 65-65.Heroi i ekipit francez ishte i përhershmi  Tony Parker, i cili me lojën e treguar dhe 32 pikët e shënuar, është njeriu që e dërgoi Francën në finalen e këtij evropiani.Spanjollët janë treguar më të saktë në periodën e parë dhe të dytë duke dominuar në parket dhe në rezultat, ndërsa francezët dështuan në sulm, madje basketbollistët e Francës për shtatë minuta nuk ia dolën që të shënojnë asnjë pikë, dhe dështimet e tyre basketbollistët e Spanjës mjaft mirë i shfrytëzuan duke shkuar në pushim me 14 pikë epërsi 34-20.Lojë u bë e "nxehët" në periodën e tretë. Francezët të udhëhequr nga Tony Parker në këtë pjesë u rikthyen në lojë duke ngushtuar avantazhin e madh të spanjollëve në vetëm gjashtë pikë 49-43, rezultat më të cilën edhe u mbyll kjo periudhë e lojës.Drama e vërtetë e kësaj gjysmëfinale u zhvillua në dhjetëminutëshin e katërt. Në dy minutat e fundit të takimit falë lojës së mrekullueshme të Parker, francezët kaluan në avantazh prej 64-63, por spanjollët ia dolën që të barazojnë rezultatin në 65-65, që ishte rezultati përfundimtar i kohës së rregullt, kështu që ndeshja shkoi në vazhdime prej pesë minutave.Në lojën shtesë francezët në sekondat e fundit u treguan më të përqendruar dhe fituan ndeshjen me rezultat 75-72. Spanja në finalen e madh të këtij kampionati do të ndeshet me Lituanin, kjo e fundit në gjysmëfinale mundi Kroacinë me rezultatin 77-62.