Lea Michelle varëse me mbishkrimin "Cory"
Ata ishin të fejuar dhe kishin palnifikuar që shumë shpejt do të zhvendoseshin në një rezidencë për të bashkëjetuar, por ajo që ishte e sigurtë, ishte se shumë shpejt dashuria e tyre do të finalizohej me një martesë. Por asnjë nga këto nuk u bë e mundur pasi i fejuari i Lea Michelle, aktori i njohur i Glee Cory Monteith, u nda nga jeta në mwnyrw tragjike nw muajin korrik.
Trupi i tij u gjet i pajetë në dhomën e një hoteli në Canada, ku po qëndronte. Jo vetëm për Lean e cila kaloi shumë kohë në gjendje depresive dhe të mbyllur, por edhe për familjen kjo ishte një humbje e madhe. Mësohet se 27 vjeçarja ishte në dijeni të varësisë së tij ndaj lëndëve narkotike dhe e kishte shtyrë dy herë radhazi të kurohej në një qendër rehabilitimi.
Pasi 31 vjeçari mori këtë vendim, Lea dha një intervistë për revistën e njohur `People `, ku shpjegoi se ishte krenare për Coryn dhe dëshirën për të hequr dorë nga problemi i tij.
Por tashmë që kanë kaluar dy muaj që nga ndarja nga jeta e aktorit, ajo po përpiqet përsëri të bëjë një jetë sociale dhe të shpërqëndrohet nga kujtimet e shkuara.
Së fundmi Lea është fotografuar në Beverly Hills , në të cilin nuk humbi rastin të kalonte një ditë në një salon bukurie. Ajo që u vu re dhe nuk mungon kurrë tek aktorja, ishte një varëse me mbishkrimin "CORY" , për të cilën ka deklaruar se do ta mbajë gjithnjë, për të kujtuar më shpesh dashurinë e jetës së saj.